Aleks Vulaj i arrestuar pak ditë më parë në Han të Hotit me qëllim ekstradimi drejt SHBA, është lënë në burg nga Gjykata Penale e Tiranës. Ai do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit për 40 ditë derisa në vend të mbërrijnë dokumentet për ekstradim.
Vulaj rezulton se ishte shpallur në kërkim për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në shtetin e Michiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vulaj u arrestua dy ditë më parë në në rrugën Tamarë-Hani i Hotit. Policia kishte marrë informacione nga zyra e DEA-s në Athinë në lidhje me vendndodhjen e tij dhe pas dy muajsh vëzhgim ka arritur ta vërë në pranga. m.v/abcnews.al