
Finalizohet si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, operacioni policor i përbashkët, i koduar “Capital”.
Pas shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, kapet në kohë rekord në Londër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 34-vjeçar i akuzuar për vrasje me paramendim. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Mbretërinë e Bashkuar, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni policor i koduar “Capital”Gjatë këtij operacioni, në bazë të informacionit të siguruar nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Londër, është kapur në kohë rekord në Londër dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi Donald Hoxha, 34 vjeç. .
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.
Shtetasi Donald Hoxha akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e shtetasit Donald Hoxha, në Shqipëri
