Kërkohet një “trashëgimtar”, fanella 10 në “ankand”, 5 emra në tavolinë për post-Dybala

0
122

Pas humbjes kundër Inter, sfidë e cila nxori Juven zyrtarisht nga gara për titull, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” janë të hapura dy çështje, e para dhe më e rëndësishmja, të blindojnë sa më shpejt zonën Champions dhe e dyta të gjejnë një pasues për Dybala.

Dyballllaaa

Në Torino parashikohet një verë e nxehtë, një revolucion thuajse total, i cili nisi që në janar me afrimin e Vlahovic dhe Zakaria për të vijuar më pas me mos rinovimin e sulmuesit argjentinas. Pas 7 vitesh, Dybala do të largohet nga Torino, sigurisht që nuk është e lehtë të gjesh një pasues, një trashëgimtar për fanellën me numrin 10.

Goal Sassuolo Striker Giacomo Raspadori 1xeqmbyvy3o3j1cdfbldjz42tq

Emri i parë në listë është Giacomo Raspadori, baza për tu futur në negociata me sulmuesin e Sassuolo është 30 milionë euro. Emri i dytë është Nicolo Zaniolo, kartoni i tij vlerësohet me 50-60 milionë euro, ose të përfshijnë në tratativa një ndërmjet McKennie ose Alex Sandro.

Liverpool Fc V Fc Porto: Group B Uefa Champions League

Një tjetër emër që po fiton kuota është Marco Asensio, lojtarit i skadon kontrata me Real Madrid në 2023. Në të njëjtën situatë është edhe Angel Di Maria ndërsa ëndrra më e madhe, sigurisht dhe më e vështira, është Momo Salah.
(BalkanWeb)