Shtyhet shqyrtimi i kërkesës për lirimin me kusht të Arbër Paplekajt. Paplekaj ka paraqitur një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Durrësit, ku po vuan dënimin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Seanca u shty për shkak se nuk ishte i pranishëm një përfaqësues i Shërbimit të Provës.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 19 shtator, në orën 09:45, kur pritet të dëgjohet edhe opinioni i Shërbimit të Provës mbi kërkesën e Paplekajt.

Gjykata e Apelit ka dënuar me 7 vjet burg Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, më 25 Prill të 2021 në Elbasan.Ish-efektivi i RENEA ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, por kishte pretenduar se krimin e kishte kryer për vetëmbrojtje. Pikërisht ky argument u pranua nga trupa gjykuese e cila e dënoi Paplekajn për akuzën “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.