Kërkoi lirinë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin! Ja çfarë ndodhi në sallë

0
79

Dajti kërkoi që të ishte prezent në sallën e Gjykatës së Elbasanit, por për arsye sigurie kjo nuk u pranua, duke iu thënë se do të jetë prezent në sallë me video-konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit.

Gjatë seancës, për arsye teknike, IT nuk ka mundur që të bëjë lidhjen me video-konferencë, por vetëm përmes audios.

Këtë Dajti nuk e ka pranuar, duke thënë se kërkon që ose të jetë prezent fizikisht, ose të ketë mundësi për video-konference për të parë palën e tij mbrojtëse.

Në këto kushte seanca u shty për ditën e hënën në orën 13:30.