Kërkoi masë më të butë sigurie, kush është Fatos Gosa, spiunoi Andi Zylyfin tek vrasësit, ndërkohë që luante domino me babain e tij

0
228

Ditën e sotme, Fatos Gosa, i arrestuar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit për operacionin “Plumbi i Artë”, ka ankimuar vendimin për lënien e tij në burg. Së bashku me dy të arrestuar të tjerë Petrit Qoli dhe Agron Qoli, ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie.

Por kush është, Fatos Gosa dhe si u arrestua?

Sipas dëshmive në dosjen hetimore, rezulton se Gosa ka qenë informator i vrasësve me pagesë. Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.

Të gjitha këto detaje janë të faktuara në dosjen hetimore në deklarimet e familjarëve për vrasjen e Andi Zylyfit.

Vrasja e Zylyfit:

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërri pa shenja jete në spital. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim. Atentati ndaj dy të rinjve u bë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’ ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur.

26-vjeçari, Andi Zylyfi i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit. Më 29 dhjetor të 2018 në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge. Vetë, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra.