Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

0
1

Gjykata e posaçme rrëzoi Arben Meskutin, i cili kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove.

vendimi për bosin e mikrokredive dhe skandalin e zhvatjes së qindra shtetasve u dha nga Erjon Bani.

I dyshuari që është nëntë nga të hetuarit, një dosje e kaluar për moskompetencë pranë SPAK kishte kërkuar të njëjtën gjë edhe nga gjyqtarët e tjerë dhe në datë 1 korrik ripërsëriti qëndrimin për të lënë qelitë, çështje që u shqyrtua gjatë ditës nga gjykata antikorrupsion.

Konkretisht siç raporton Anila hoxha i dyshuari rikërkoi revokimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhënë nga gjykata e Tiranës si edhe ofroi

Zëvendësimin me një ose më shumë masa të lehta ose garanci pasurore, si pasojë e

humbjes së fuqisë së afatit të kohëzgjatjes së paraburgimit. Si çështje tjetër që u shqyrtua ishte kundërshtimi i vendimit të sekuestrimit mbi llogaritë bankare personale për përmbushjen e detyrimeve familjare dhe interesit më të lartë të fëmijëve të mitur. Pasi ka dëgjuar palët gjyqtari Erjon Bani, i hodhi poshtë kërkesat si të pabazuara në prova e ligj.

Top Channel