Kërkoi të dilte nga burgu, rrëzohet kërkesa e Ilir Beqajt

0
2

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”, raporton A2 CNN. Në dhjetor Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të zgjatur edhe me 3 muaj të tjerë paraburgimin e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe të Ermal Kurtulajt.

Sipas SPAK, ata dyshohen se kanë abuzuar me fondet e Bashkimit Europian me të paktën 8 procedura tenderuese, duke u dakordësuar për fituesin dhe më pas kryer në mënyrë fiktive procedurën për efekt dokumentacioni, si edhe kanë bërë manovra dokumentare, për të fshehur lidhjet e Beqajt dhe Kurtulajt me restorantin në zonën e Kalasë në kryeqytet.

Për shkak të këtyre akuzave, Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro disa pasuri të ish-ministrit të Shëndetësisë dhe 6 personave të tjerë të dyshuar për abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Hetimi pasuror i SPAK, i zhvilluar paralelisht me hetimin penal, që çoi në qelitë e paraburgimit ish-ministrin, për kohën kur ai drejtonte agjencinë SASPAC, ka konstatuar pasuri që dyshohet të jenë përfituar përmes shkeljes së ligjit.

Sipas vendimit të GJKKO, masa e sekuestros është vendosur mbi afro 14.3 milionë lekë, 15.5 mijë euro dhe 42.3 mijë dollarë amerikanë. Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozita me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Ilir Beqaj, Gazmend Haxhia, Ermal Kurtulaj, Bjona Ziaj dhe Bledar Leka.

Me kërkesë të SPAK gjykata ka ngrirë 19.4 % të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services”, që është emri tregtari një restoranti pranë qendrës së Tiranës, ku sipas Prokurorisë së Posaçme ka interesa pasurore ish-ministri Beqaj, si edhe tre automjete të regjistruara në pronësi të Ermal Kurtulajt dhe Elton Marinit.

SPAK ka ngritur dyshime se një nga këto mjete, i regjistruar në emër të Kurtulajt, të jetë pasuri e fshehur e Beqajt. Pasuritë e sekuestruara ishin të siguruara nga veprimtaria kriminal, ose vlera të barasvlershme me to. (A2