“Kërkojmë drejtësi!”/ Kundër ndërtimit të resortit turistik, banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestë para SPAK

0
2

Pas disa ditësh protestë në zonën e tyre, banorët e Rrjolit në Velipojë kanë protestuar edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë

Ata janë vendosur përpara Prokurorisë së Posaçme ku kundërshtojnë projektin.

60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa ditën e djeshme ata kanë deklaruar se leja e ndërtimit është firmosur nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.