Ka kërkuar falje gazetari spanjoll i cili e krahasoi Ansu Fatin e Barcelonës me “shitës zezak të rrugës”, pas fitores së spanjollëve 5:1 kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve.
Fati shënoi gol dhe asistoi në fitoren e Barcelonës të martën në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.
Në raportin e ndeshjes të publikuar në gazetën nacionale spanjolle, ABC, Salvador Sostres bëri komente raciste, duke e krahasuar Fatin me “shitës i rrugës zezak i cili ua mbath këmbëve sapo t’i shohë policët duke ardhur”.
“Ansu ka një ngjashmëri me gazelë kur vrapon. Ai duket si një shitës i rrugës zezak i ri në moshë, të cilin mund ta shohësh duke ia mbathur këmbëve në Paseo de Gracia (sheshin kryesor në Barcelonë) duke bërtitur ‘ujë, ujë’, kur t’i shohë policët duke ardhur”, shkroi ai.
Sostres kishte për qëllim ta lartësonte Fatin dhe lëvizjet e tij të mrekullueshme në fushë dhe se atij i vjen shumë keq për keqkuptimin e shkaktuar.
“Më vjen shumë keq për keqkuptimin dhe u kërkoj falje të gjithë atyre të cilët mund të jenë fyer nga raporti im”, thuhet në kërkimfaljen e tij.
expres