Nis në Gjykatën e Elbasanit seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit.
Ky i fundit kërkon konstatimin e kryerjes së dënimit të dhënë nga gjykata e Apelit e cila e dënoi me 25 vite burg, dënim te cilin pala mbrojtëse thotë që e ka mbaruar në 4 Korrik.
Dritan Dajti nuk është shoqëruar në ambientet e gjykatës së Elbasanit pas një vendimi të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për arsye sigurie. Gjykata tashmë ka realizuar lidhjen audio dhe video me burgun e Peqinit për të garantuar vijimin e seancës.