❤️Një zemër e vogël ka nevojë për ne!
Sot, Bashkia Pogradec dhe Këshilli Bashkiak vendosën njëzëri të miratojnë një fond solidariteti për të ndihmuar vogëlushen Daima, mbesën e fotografit tonë të dashur Ardian Fezollari, e cila ka nevojë për operacion urgjent në zemër.
Ky është një moment që na bashkon të gjithëve, përtej detyrave, si njerëz që duan të shpëtojnë një jetë.
Nëse deri dje jemi ndier krenarë për Ardin, që me artin e tij ka dokumentuar çdo ngjyrë të qytetit tonë dhe ka shërbyer me përkushtim në Policinë e Shtetit, sot është koha t’i bëhemi krah atij dhe vogëlushes Daima.
🙏 Bashkohuni në këtë nismë për të shpëtuar një zemër që sapo ka nisur të rrahë.
Çdo ndihmë, sado e vogël, është jetë.
👇
GoFundMe: Te shpëtojmë jetën e Daimës
https://www.gofundme.com/f/te-shpetojme-jeten-e-3-vajzave-dajmas-alteas-dhe-danieles?attribution_id=sl%3A5823a993-3c75-4848-9943-edd8485ff2d2&lang=en_GB&ts=1761855658&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_medium=customer&utm_source=copy_link&fbclid=IwVERTSANxjPFleHRuA2FlbQIxMAABHicG2u77aE8O7yLeUY5x6GgLH0MOYyZkdYNJ_VHb9aNnJeGRvTpeA9WHcK-d_aem_5GCEUSRU5qUHjgEPzY14Pg
- PayPal: paypal.com/donate/?hosted_button_id=5CK3LSDNMU3QY


