Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

0
89

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të dielën për sulmin në Lindjen e Mesme.

Lajmin e bëri të ditur vetë organi në një deklaratë të lëshuar pas sulmeve vdekjeprurëse nga terroristët e Hamasit në Izrael.

Këshilli do të mblidhet të dielën në orën 15:00 me orën lokale për të diskutuar “situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë çështjen palestineze”, sipas një deklarate.

Kujtojmë që deri tani numri i viktimave ka shkuar në 198, ndërsa të plagosur janë 1610 persona.

Sulmi i sotëm është më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, mediat izraelite raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit./abcnews.al