Këshilli Kombëtar i PD kërkon çregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike

0
127

Zbardhen detaje të reja, nga mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Burime nga mbledhja, të thirrur nga Gazment Bardhi mësohet se një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar cdo akt që bie ndesh me vendimin.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata.