Këshilltari i PSD për Elbasanin, Erion Murataj takim me banorët e Trepsenishtit! Denoncon harresën e fshatit

0
2

Antari i këshillit bashkiak Elbasan njëherësh kryetari I partisë Socialdemokrate për qarkun e Elbasanit, Erion Murataj e ka nisur vitin 2025 pranë banorëve të fshatit Trepsenisht, njësi administrative Tregan.

I kërkuar nga banorët që të shohi gjendjen në të cilën ndodhet rruga e vetme e fshatit Murataj ka shkuar pranë tyre duke u njohur nga afër me gjendjen skandaloze të infrastrukturës së rrugës.

Banorët i thanë këshilltarit Murataj se dita ditës fshati po braktiset për shkak të lënies në harresë nga pushteti vendor.

Ashtu siç ka ndodhur edhe me fshatrat e tjerë të Elbasanit që i janë drejtuar Erion Muratajt për të ngritur shqetësimin e tyre në mbledhjet e këshillit bashkiak e njëja gjë ndodhi edhe me banorët e fshatit Trepsenisht nga ku kryetari I PSD iu premtoi se do të jetë zëri i tyre në këshill.