Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën, si rezultat ai ka rënie të formës. 24 vjeçari mund të transferohet në Angli ose në Spanjë gjatë muajit janar
Franck Kessie me gjasë është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Milan.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka pësuar rënie të formës pasi mendja e tij është jashtë fushës së blertë.
24 vjeçari duket se dëshiron të largohet nga “San Siro”, shkruan Gazeta Express.
Ish-futbollisti i Atalantës nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me “Rossoneri”.
Për këtë, Kuqezinjtë po mendojnë ta shesin atë në muajin janar.
Kjo pasi lojtari mund të largohej nga Italia si lojtar i lirë gjatë verës tjetër.
Interesim për Kessien kanë shfaqur klubet angleze, por edhe ato spanjolle.
Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshje me Atletico Madridin dhe ia mohoi fitoren ekipit të tij. /Gazeta Express/