Këto janë 5 ushqimet më të shëndetshme në botë

0
266

Pasi analizuan më shumë se 1,000 ushqime të papërpunuara, studiuesit (via BBC) renditën ushqimet më të mira në botë, të cilat sigurojnë një ekuilibër të kërkesave ditore. Pasi studiuan më shumë se 1,000 ushqimet, ata i caktuan secilit një vlerë ushqyese. Sa me lartë të jetë ajo, aq më të ngjarë ka secili ushqim që të plotësojë nevojat tuaja, pse jo edhe t’i tejkalojë ato në rast se kombinohet me produkte të tjera.

Në vend të pestë: Farat chia
Vlera ushqyese: 85
Farat chia përmbajnë sasi të lartë të fibrave dietike, proteina, acid a-linolenik, acid fenolik dhe vitamina.

Në vend të katërt: Shojzë (peshk i ujërave të kripura dhe të ëmbla, me trup vezak e petashuq)
Vlera ushqyese: 88
Shojza është burim i shkëlqyer i vitaminës B1.

Në vend të tretë: Mustak
Vlera ushqyese: 89
Ky lloj peshku është i pasur me proteina dhe yndyrna të ngopura.

 

 

Në vend të dytë: Cherimoya (frut tropikal me aromë ananasi)
Vlera ushqyese: 96
Cherimoya është e pasur me vitamina A, C, B1, B12 dhë kalium.

Në vend të parë: Bajamet
Vlera ushqyese: 97
Bajamet, të pasura në monoacide yndyrore të pangopura, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe ndihmojnë në luftën kundër diabetit./anabel/Gazeta Express