Këto janë 7 ëmbëlsirat që nuk duhet t’i mungojnë tryezës tuaj në këtë Krishtlindje!

0
225

Ky vit ka qenë një ndër vitet më të vështirë dhe më të errët për të gjithë botën. Më shumë se një milion persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19.

Prandaj duhet të jemi falenderues që festat e fundvitit do i festojmë afër familjarëve tanë më të dashur sigurisht që duke respektuar masat anti-Covid

Dhjetori është ai muaji i ftohtë nga moti por i ngrohtë nga atmosfera që krijohet.  Në këtë muaj ka shumë gjëra për të shijuar, disa prej tyre janë maratonat e filmave të gjaë, periudha e ngrohtë me familjen, netët kur qëndrojmë pranë zjarrit, zgjimet e vona në mëngjes.

Por për të gjithë ata që kënaqësia më e madhe është shijimi i një larmie të gjerë ëmbëlsirash, dhjetori është muaji perfekt për disa ëmbëlsira Krishlindjesh.

Ne kemi menduar disa ide për ëmbëlsirat që nuk duhet ti mungojnë tryezës tuaj:

– Torta e pemës së Krishtlindjes: Kjo tortë është e mbuluar nga dritat dhe fëmijët tuaj do të dëshirojnë shumë që ta pjekin me ju, pse jo do të krijohej një atmosferë e ngrohtë festive brenda kuzhinës së shtëpisë  tuaj.

-Qumështor me xhenxhefil: Kjo është një recetë klasike që merr një zbukurim festiv me shumë erëza

-Biskota me flokë dëbore : Nëse dëshironi që tavolina të duket bukur këto biskota janë zgjedhja e përkryer

– Tortë pylli me pisha: Krijoni madhësi dhe ngjyra të ndryshme të pemëve për nje shfaqje të thjeshtë dhe mbreslënëse

– Tortë me çokollatë: Kjo tortë është shumë e bukur për t’u ngrënë por shumë e shijshme për t’i rezistuar

– Kek plak bore: Ai padyshim do të jetë dekori kryesor i tavolinës suaj

– Biskotat dre: Kush tha që duhet të jesh një profesionist që të bësh ëmbëlsira ?  Dy veshë letre një hundë e kuqe dhe biskota më e bukur është gati

biskota 1

biskota 2

biskota 3

biskota 4

biskota 5

biskota 6

biskota 7

Ora news