
Prej ditësh, në rrethe të ndryshme të vendit ashtu si në kryeqytet ka pasur mungesa të dozës së dytë të vaksinave. Qytetarët janë paraqitur për t’u vaksinuar por më pas janë informuar se nuk kishte doza të vaksinave. Kjo ndodhi gjatë ditës së djeshme në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës ku u krijuar rradhë të gjata qytetarësh në pritje për t’u vaksinuar.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur sot në Qendrën Rajonale Shëndetësore të Elbasanit, ku qytetarët janë paraqitur për të marrë dozën e dytë të vaksinës por kanë parë se procesi i vaksinimit nuk ka vijuar.
Ata u shprehën të revoltuar për Fax News, pasi mendojnë se duke qenë se u ka kaluar afati i bërjes së dozës së dytë të vaksinës atëherë nuk do të ketë më efekt dhe duhet të bëhet nga e para. Qytetarët thanë se askush nuk u jepte përgjigjie në lidhje me mungesën e këtyre dozave.
“Ka 8 ditë që më ka kaluar afati, vij pyes përditë këtu, nuk më thonë gjë fare. Po po kaloi më shumë ajo , e bën kot pastaj, dueht t’a bësh nga e para.
Këtu është rrumpallë, vijmë pyesim asnjë nuk të jep përgjigjie. Pyetëm lart e pyetëm poshtë, nuk kanë ardhur thonë”- u shpreh njëri prej qytetarëve.
