KFOR-i konfirmon se po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës

0
177

KFOR-i ka bërë të ditur se po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën.

Në një njoftim të KFOR-it konfirmohet se janë rritur patrullimet rutinore në të gjithë Kosovën dhe në pjesën veriore, transmetojnë mediet kosovare.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në mbarë Kosovën dhe vazhdon të jetë i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – që buron nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar – që të ofrojë ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinë në mbarë Kosovën, përfshirë në veri të Kosovë”, thuhet në deklaratën e misionit të KFOR-it.

Rama në Prishtinë: Kujdes me njësitë speciale në veri. Kurti nuk tërhiqet: Janë atje për të mbrojtur pikat kufitare
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.