Kim Jong Un pezullon aksionin ushtarak ndaj Koresë së Jugut

0
281

Koreja e Veriut ka pezulluar planet për aksion ushtarak kundër Koresë së Jugut, sipas mediave shtetërore.

Kohët e fundit ka pasur një tension të shtuar ndërmjet dy vendeve, për shkak të fletushkave propagandistike që grupe disidentësh të arratisur nga Koreja e Veriut nisën të shpërndajnë fund muajin e kaluar kundër regjimit të Phenianit.

Ndërkohë javën e shkuar, Koreja e Veriut hodhi në erë një nga zyrat koordinuese që ndërmjetësonte çështjet fqinjësore me Korenë Jugore, dhe gjithashtu kërcënoi të dërgojë trupa në zonën kufitare.

Por në një takim të kryesuar nga udhëheqësi Kim Jong-un, media shtetërore tha se vendimi ishte marrë për të pezulluar veprimet ushtarake, shkruan BBC.

Komisioni Qendror Ushtarak aprovoi menjëherë vendimin e tij.

Koreja e Veriut mbetet thuajse plotësisht e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të sanksioneve ekonomike që aplikohen nga Uashingtoni për shkak të armatimit bërthamor që vendi disponon.

ora news