Kirurgu I Elbasanit preket nga Covid-19

0
243

Konfirmohet pozitiv me Covid-19 nje mjek ne spitalin Rajonal të Elbasanit. Mjeku me inicialet I.I pas shfaqjes së simptomave I është nënshtruar testit për koronavirus dhe ka rezultuar pozitiv.

Burime bëjnë me dije se kirurgu  ka ushtruar profesionin e tij dhe ka kryer edhe nderhyrje kirurgjikale gjatë kohës që ka qenë I sëmurë .

Ende nuk është e qartë se ku ai është infektuar por mendohet se ka pasur kontakte më nje tjetër person personel (punonjësja sociale)  në drejtorinë e spitalit e cila është konfirmuar pozitive me Covid-19.

Paraprakisht mësohet se mjeku është në gjendje stabël./elbasaniflash.al