Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur nga Nuredin Dumani, i cili në lidhje me këtë ngjarje po dëshmon sot në GJKKO.
ai ka treëguar gjithë cka ndodhur ditën kur u grabit nga i penduari i drejtësisë tashmë, ngjarje e ndodhur në 2012.
“Atë ditë kisha marrë 12 milion lekë të reja me vete. I vura tek bagazhi i makinës dhe kur u ktheva për të hipur në makinën time ata u futën dhe njëri më goditi.
Zakonisht unë dilja në orën 6:30 nga shtëpia, e kam shtëpinë dy katëshë në lagje Kala. Mora 12 milionë lekë të reja. I kisha në çantë, i futa lekët ne bagazh të makinës. Pastaj u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj më gjuajtën me plumb në gjoks dhe në gju. Makina ishte e hapur, doja të mbyllja derën e shtëpisë. E pashë makinën e autorëve duke shkuar te makina ime. Ishte një Peugot makina e tyre. Fillimisht më sulmoi njëri pastaj të tjerët. Më goditën me tytë. Kishte disa lloje goditjesh. U ngrita të futesha në shtëpi. Kur vajta te dera humba ndjenjat.
Lekët i morën në moment, ishin disa. U qëllova me armë, pistoletë ishte. Nuk foli njeri. Në shtëpi kisha gruan, personat nuk hynë në shtëpi. Sa isha unë aty nuk i lashë. Mesa pashë tre më goditën, njëri mori lekët. Ishin me kapuç dhe veshje doku blu si uniformë policie, si ato të ndërhyrjes së shpejtë.
Ishte një makinë që pashë, më vonë mora vesh që ishin më shumë makina. Ajo që pashë unë ishte me xhama të zinj. E konstatova, nuk dyshova, se po të dyshoja…
Lekët që merrja nga shtëpia, i çoja në dyqan. E bëja përditë këtë punë, nuk i lija lekët në dyqan. Në qershor- gusht ishte puna më e madhe e kambistëve. Kisha një punonjëse në dyqan. Kam pasur dhe një që e mbaja si roje.
Në ‘94 isha kambist ilegal në 2010 hapa dyqan. Isha filial i një personi tjetër. Kishte njerëz, i shikoja si klientë. Gruaja ime kishte dyqan ushqimore në atë kohë. Talo Çelën nuk e njihja në atë periudhë. 16 Deri në 2012 as nuk e kisha dëgjuar. I vëllai i tij, Bujar Çela vinte dhe i thoja ça u bë me ata njerëzit. I thashë mos të të shoh më në dyqan, ai interesohej, por nuk i vinte keq atij për mua, ishte i panjohur, nëse vjen për këtë punë mos të të shoh më këtu.
Nuk e dija që Bujari ishte vëllai i Talo Çelës. Ai ka punuar taksist te rruga në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Pyeti një herë, nuk i dhashë përgjigje, pyeti sërish nuk i thashë ty s’të vjen keq për mua Bujar pse pyet. Kur pyeti sërish, i thashë Bujar pse pyet, kjo është mizë nën kësulë.
Dhjetë vjet më pas dhe një vit para se të fliste Dumani, unë e pashë Talo Çelën te intervista e Spartak Kokës, iu thashë familjarëve, ky është ai që më goditi. Kur foli Dumani, e kuptova vërtet. As Dumanin nuk e njihja, por e mora vesh nga televizori. E mora vesh kur u vetëdorëzua.
Ishin mbi katër vetë, por Dumani vetë ka thënë që ishte pjesëmarrës, unë nuk e kujtoj dot.
Njëri ishte më i gjatë, më i hollë. Ishte nja 1.75, më goditiste nga mbrapa me tytë. Njëri ishte në makinë. Më ka qëlluar nga makina më gërvishti plumbi te koka. Ishin pak a shumë me si ato kostumet e policisë me xhepa. Njëri kishte dorezë te dora, në kokë kishim kapuç të zi. Talo Çela e kishte kafe, dukej pak, prandaj e dallova në televizor. Nuk njoh ndonjë nga ata që janë në kafaz”, tha ai.


