Kisha probleme me shokët, ju dua”/ 15-vjeçari vret veten, gjendet i vdekur në fermën e gjyshit të tij

0
125

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli, ku një 15 vjeçar është gjetur i vdekur në zonën Blackford të Carlisle.

Sipas Mirror Uk, Thomas Davidson-Hetherington, 15 vjeç, u raportua i zhdukur pasi vizitoi familjen në Cumbria ku dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Thomai kishte pasur probleme me grupin e tij të miqësisë në shkollë.

Adoleshenti u gjet në fermën e gjyshit të tij në shkurt,  të cilën e vizitonte me prindërit thuajse çdo javë. Më 13 shkurt adoleshenti u largua nga shtëpia përpara se të raportohej i zhdukur.

Pas kërkimeve të shumta, Thomas u gjet nga xhaxhai i tij Neil. Ai kishte lënë një shënim për familjen e tij në të cilin u thoshte se i donte dhe kishte përshkruar  problemet me miqtë e tij në shkollë.