Kishin dalë për gjah, shoku vret pa dashje të riun me çifte

0
275

–Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, kur një 23-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu Elidon Basha është qëlluar pa dashje me armë zjarri nga shoku i tij, me të cilin kishte dalë për gjueti.

Të dy kishin dalë në mbrëmje në Fushë Bulqizë për të gjuajtur kafshë të egra, por 27-vjeçari Klodian Kola, ngatërroi shënjestrën duke qëlluar me çifte mbi shokun e tij. Pasi është plagosur, Kola ka njoftuar dhe ka kërkuar ndihmë dhe së bashku me Bashën ëshët nisur për në Tiranë.

Megjithatë përpjekjet për ta shpëtuar të riut ishin të kota pasi ndërroi jetë gjatë rrugës. Sipas raporetimeve ai ka mbërritur pa shenja jete në spital rreth orës 03:30.

Policia ka nisur menjëherë nga puna për zbardhjen e ngjarjes duke shoqëruar 27-vjeçarin, ndërsa grupi hetimor kanë nisur nga puna për zbardhjen e rastit, nëse bëhet fjalë për vrasje pa dashje apo me qëllim.

Personi që shikoni në foto është Elidon Basha, 22-vjeçari i vrarë më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Ai u qëllua pa dashje me çifte nga shoku i tij Klodian Kola rreth orës 23:30 të së enjtes pasi kishin dalë për gjah.

 

 

 

dosja.al