Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt spitalit të Vlorës, pasi u plagos për vdekje me armë zjarri në fshatin Gjorm të bashkisë së Selenicës, aty ku kishte shkuar për vizitë te djali i xhaxhait.
Sipas banorëve të zonës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në qendër të fshatit.
Ende nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.Viktima ndodhej tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Po sipas banorëve ai është nga fshati Levan i Fierit


