Prej vitesh është menduar se ngrënia e rregullt e vezëve e ngre kolesterolin në nivele jo të shëndetshme. Megjithatë, gjetjet më të fundit shkencore tregojnë se megjithëse trupi ynë normalisht prodhon një sasi të konsiderueshme të kolesterolit, ai mund të përshtatet dhe të prodhojë më pak kur konsumojmë ushqime që përmbajnë kolesterol.
Ky është një lajm i mirë, veçanërisht në rastin e vezëve, të cilat kanë përfitime të pabesueshme nëse konsumohen çdo ditë. Jo vetëm që përmbajnë lëndë ushqyese si vitamina dhe proteina, por ato veprojnë edhe si parandalues për shumë sëmundje.
Dy ose tre vezë në ditë mund të pasurojnë dietën tuaj me vitamina A, D, E dhe B-12. Sipas Huffington Post, ajo është e pasur me acid folik, kalcium dhe acide yndyrore omega-3. Sasia e proteinave të cilësisë së lartë në një vezë është e barabartë me 30 gram mish. Cilësia e kësaj proteine ka një vlerë më të lartë ushqyese sesa mish i viçit ose qumështi.
Kolina është e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe antioksidantët që përmbajnë vezët. Antioksidantët mbrojnë shikimin dhe mbrojnë kundër kancerit./abcnews.al