Kjo është 23-vjeçarja që mbeti e vrarë mbrëmjen e djeshme vonë nga duart e ish-bashkëshortit të saj, Elton Meta
Krim i rëndë në familje i ndodhur në fshatin Zhupan mbrëmjen e djeshme tronditi Fierin.
Burri 31 vjeçar Elton Meta ka shkuar në banesën e ish-vjehrrit të tij dhe ka vrarë me armë zjarri ish- bashkëshorten e tij 23-vjeçare.
“Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.” – informoi policia.
Një vit më parë ai ka marrë peng për 5 orë bashkëshorten dhe familjen e saj në shtëpinë e babait të kësaj të fundit.
U desh ndërhyrja e RENEA-s dhe e FNSH që familja të shpëtonte nga duart e 31-vjeçarit.
ora tv