
Kim Kardashian është një modele bukurie dhe jo vetëm për shumë femra, ndërkohë që nuk janë të paktë fansat e saj që kanë investuar shumë para për t’u dukur me personazhin e famshëm televiziv.
Në 28 vitet e saj, Ashten Empire ka investuar mbi 40 mijë dollarë për t’u dukur si idhulli i saj, personazhi televiziv 41-vjeçar.
Përpjekja e saj është ndër më të suksesshmet, pasi pamja e modeles është më afër se çdo tjetër me atë të Kardashian.
Qëllimi i Ashtenit është të bëhet sa më e famshme dhe të fitojë shumë para duke e “falsifikuar” jetën e saj , siç e quajnë mediat ndërkombëtare.
Operacionet e ndryshme që ajo ka bërë, si ai i gjoksit dhe të pasmeve, i shtohen një sërë trajtimesh, si filler, botox e shumë procedura të tjera të ngjashme.
Vetëm zmadhimi i gjoksit të saj kushtoi rreth 14,000 dollarë, duke rritur shumë përmasat e tij. Ajo investoi të njëjtën shumë për një rinoplastikë, pas së cilës mori një hundë krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishte.
“Që nga adoleshenca ime e vonë, njerëzit më kanë thënë se kam një ngjashmëri të çuditshme me Kim Kardashian. Është një krahasim që e dëgjoj pothuajse çdo ditë kur jam në rrugë. Dhe e vërteta është, nëse shikoni fotot tona të foshnjës apo adoleshencës, ne kemi shumë të përbashkëta. Prindërit tanë vijnë gjithashtu nga një prejardhje e ngjashme etnike, gjë që mund të shpjegojë ngjashmërinë tonë”, tha ajo për Sun.
Ashten Empire filloi punën si modele fitnesi derisa u kontaktua nga një agjenci e njohur talentesh. Së fundi, shumë paparacët e kanë pranuar se e kanë ngatërruar me Kardashian, para se ajo të rriste kaq shumë gjoksin, pasi tashmë dallimi i tyre është i dukshëm për këtë shkak.
Ndjekësit e saj në Instagram janë mbi gjysmë milioni dhe pritet të rriten me shpejtësi, pas deklaratave të saj të fundit.
