Një shkrim nga Lori Sina
Kjo është “fryma e re” që na u premtua?
Të flasësh me të njëjtën gjuhë përçarëse, me të njëjtin arrogancë dhe të njëjtin model propagandistik si Rama me shokë? Kjo është deputetja më e votuar e 11 Majit?
Në vend që të përfaqësosh seriozisht votuesit e tu, zgjedh të bësh shfaqje për prime time. Në vend që të ngresh problemet reale të Elbasanit. punësimin, ekonominë, shëndetësinë, sigurinë, zgjedh retorikën boshe dhe protagonizmin televiziv.
Mjafton të pyesësh në Elbasan si u morën ato vota dhe përgjigjen ta japin vetë qytetarët.
Ju, “vajzat e reja” të politikës së Rilindjes, paraqiteni si ndryshimi. Por çfarë ndryshimi? I njëjti model nën ombrellën e pushtetit, i njëjti vetëbesim artificial që buron jo nga aftësia, por nga mbrojtja politike. Nuk jeni aty sepse përfaqësoni një vizion të ri. Jeni aty sepse dikush ju ka zgjedhur si pjesë e skenarit.
Dhe ndërkohë, për 16 vite pushtet, faji ka gjithmonë një emër tjetër. Çdo dështim, çdo miliardë e zhdukur, çdo aferë, çdo tender i dyshimtë, çdo shërbim që nuk funksionon, fajin e ka opozita. Sa kohë që ekziston Berisha, alibia është gati në xhep.
Po kush ka qeverisur këto 16 vite?
Kush ka kontrolluar buxhetin?
Kush ka firmosur koncesionet?
Kush ka ndërtuar sistemin ku askujt nuk i sekuestrohet pasuria dhe askush nuk mban përgjegjësi?
Është e lehtë të bësh retorikë për të shkuarën. Është më e vështirë të japësh llogari për të tashmen.
Kjo parti dikur pretendonte se ishte ndryshe. Sot është kthyer në një mekanizëm pushteti që mbron veten, justifikon çdo dështim dhe përdor çdo debat si spektakël. Në vend që të ndërtojë besim, ndërton propagandë. Në vend që të reflektojë, sulmon.
Dhe në fund, pyetja mbetet:
A është kjo fryma e re? Apo thjesht riciklim i së njëjtës arrogancë me fytyra më të reja?
Sepse në vitin e 16 të qeverisjes, nuk ka më alibi.
Ka vetëm përgjegjësi.
L.


