Shumë prej figurave të njohura ndërkombëtare janë fiksuar në çantat e firmës ‘Hermes Birkin’, vlera e të cilave arrin mijëra dollarë.
Cardi B rep-artistja është parë duke bërë blerje, të cilat duket se i kanë kushtuar mjaft shumë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ish-bashkëshorti i saj, Offset ka ndarë një imazh ku Cardi shihet me pesë çanta.
Ai po ashtu ka publikuar edhe faturën e shpenzimeve, që gjithsej kanë kushtuar 128.662 dollarë.
Dhurata të tilla reperi i njohur i ka bërë edhe vajzës dy vjeçare, Kulture, së cilës i bleu aksesorin e të njëjtës firmë.
Sidoqoftë kësaj, krijuesja e hiti “WAP” ka një sërë çantash të këtij lloji, të cilat i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj. /Express Rozë/