12.2 C
Elbasan
Ballina KULTURË Kjo orë e lashtë, që ka kontrollin mbi jetët tona

Kjo orë e lashtë, që ka kontrollin mbi jetët tona

0
77

Jetët tona janë të “sunduara” nga koha; ne e përdorim kohën, për të na treguar se çfarë të bëjmë. Por ora me alarm që na zgjon në mëngjes, ose ora e dorës që na tregon se jemi vonë për darkë, janë orë të panatyrshme. Biologjia jonë i përgjigjet një tik-taku shumë më të lashtë, që ndoshta filloi që në krye të evolucionit të të gjithë jetës mbi Tokë.

Të “skalitura” brenda gjeneve tona, dhe pothuajse të gjithë jetës në Tokë, janë udhëzimet për një orë biologjike, e cila shënon kalimin e rreth 24 orëve. Orët biologjike ndihmojnë në kohëzimin e gjumit, vigjilencës, disponueshmërisë, forcës fizike, presionit të gjakut dhe shumë më tepër.

Në kushte normale, ne përjetojmë një model 24-orësh të ditës dhe natës, dhe ora jonë biologjike përdor këto sinjale, për të lidhur kohën biologjike me ditën dhe natën. Ora përdoret më pas për të parashikuar kërkesat e ndryshme të ditës 24-orëshe dhe për të rregulluar mirë fiziologjinë dhe sjelljen, përballë kushteve që ndryshojnë. Temperatura e trupit bie, tensioni i gjakut ulet, performanc njohëse dobësohet dhe lodhj rritet, kur presim për të shkuar në shtrat. Ndërsa para agimit, metabolizmi është përshtatur, në pritje të rritjes së aktivitetit kur zgjohemi.

Një orë biologjike, gjithashtu ndalon çdo gjë që të ndodhë në të njëjtën kohë, duke siguruar që proceset biologjike të ndodhin në sekuencën e duhur. Që qelizat të funksionojnë siç duhet, kanë nevojë për materialet e duhura, në vendin e duhur, në kohën e duhur.

Mijëra gjene duhet të aktivizohen dhe të çaktivizohen, me rregull dhe në harmoni. Proteinat, enzimat, yndyrnat, karbohidratet, hormonet, acidet nukleike dhe përbërjet e tjera duhet të absorbohen, të zbërthehen, të metabolizohen dhe të prodhohen në një hapësirë të saktë kohore. Energjia duhet të merret dhe pastaj të ndahe për rritjen, riprodhimin, metabolizmin, dhe riparimin qelizor.

Të gjitha këto procese, dhe shumë të tjerë, marrin energji dhe të gjitha duhet të ndodhin në kohën e duhur të ditës. Pa një orë, biologjia jonë do të ishte në kaos.

Studimi pionier i Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young – që morën Çmimin Nobel në Fizikologji ose Mjekësi 2017 – na dha një ide të parë, se si një orë biologjike punon në një organizëm; në këtë rast, tek një mizë frutash.

Si funksionon

Si funksionon

Në zemër të orës është “qarku i reagimeve negative”, i cili përbëhet nga rendi i ngjarjeve të mëposhtme: Gjenet e orës prodhojnë mesazhe që përkthehen në proteina. Proteinat pastaj bashkëveprojnë për të formuar komplekse dhe lëvizin nga citoplazma e qelizës, në bërthamë, dhe pastaj ndalin gjenet e tyre. Këto komplekse mbrojtëse frenuese të proteinave ndahen më pas, dhe gjenet e orës janë sërish të lira për të dhënë më shumë mesazhe dhe proteina të freskëta – dhe cikli vazhdon çdo ditë.

Ky qark i reagimeve negative krijon një ritëm afro 24-orësh, të prodhimit dhe degradimit të proteinave, që udhëheq ditën e brendshme biologjike.

Bazuar në gjetjet e Hall, Rosbash dhe Young tek mizat e frutave, gjenet e orës biologjike shumë të ngjashme u zbuluan tek minjtë, njerëzit dhe në shumë kafshë të tjera. Pra, orët biologjike që punojnë brenda nesh, janë gjerësisht të ngjashme me orët e gjetura në insekte, krimba, peshq dhe zogj.

Tani e dimë se preferencat e mëngjesit dhe të mbrëmjes të individëve që e përshkruajnë veten si “lauresha” ose “bufë”, gjithashtu duket se janë të lidhura me ndryshime të vogla në disa prej këtyre gjeneve të orës biologjike, që ose përshpejtojnë, ose ngadalësojnë ritmet tona të brendshme.

Mos shqetëso

Një kuptim i asaj se si funksionojnë orët biologjike dhe roli qendror që ato luajnë në biologjinë tonë, ka çuar në përparime në shumë fusha, qoftë edhe faktin se kur ritmet biologjike ndërpriten, shëndeti dhe mirëqenia jonë e përgjithshme mund të preken rëndë.

Ata që punojnë me turme përpiqen të flenë gjatë ditës, por gjumi zakonisht është më i shkurtër dhe me cilësi më të dobët, sesa kur ndodh gjatë natës, sepse, megjithëse është mjaft i lodhur, sistemi po e udhëzon trupin që të zgjohet. Ata më pas punojnë gjatë natës në një kohë kur sistemi biologjik e ka përgatitur trupin për gjumë, dhe vigjilenca e performanca janë të ulëta. Në fakt, ata punojnë kur janë të përgjumur dhe flenë kur nuk janë

 

Ndërprerja afatshkurtër e ritmit biologjik mund të ketë një ndikim të madh negativ në kujtesën, zgjidhjen e problemeve, reagimet emocionale dhe vëmendjen. Dhe vitet e punës të atyre që punojnë në turn nate, kanë treguar se rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, infeksionit, kancerit, diabetit të tipit 2 dhe obezitetit. Pra, ne i injorojmë ritmet tona qarkulluese, për të keqen tonë.

Ndërprerja e ritmit biologjik është gjithashtu një tipar i përbashkët në disa prej sëmundjeve më sfiduese të kohës sonë. Të prekurit nga sëmundje mendore si skizofrenia, çrregullimi bipolar dhe depresioni; kushtet neurologjike si Alzheimeri, atakët, dhe skleroza emultiple; çrregullime zhvillimore të tilla si autizmi; dhe çrregullimet serioze të syrit (duke përfshirë zhvillimin e kataraktave), të gjitha shfaqin ndërprerje të ritmit biologjik.

E ardhmja e studimeve të orës biologjike është që të kuptohet se si ndodh kjo ndërprerje, bazuar në këtë njohuri, të zhvillohen barna të reja dhe trajtime, të cilat do të na ndihmojnë të rregullojmë kohën e brendshme në spektrin shëndetësor. Me të vërtetë jetojmë në kohë emocionuese.

Russell Foster është Profesor i Neuroshkencës Cirkadiane në Universitetin e Oksfordit. / ScienceMag – Bota.al