Klevis Xhoxhi do të jetë prefekti i ri i Elbasanit. Që nga dita e nesërme, ai do të zëvendësojë prefektin aktual Maksim Malaj.
Klevis Xhoxhi është kontribues i hershëm i Partisë Socialiste madje dhe kandidat për deputet.
Këtë herë kryeministri i ka besuar postin më të lartë në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se kryeministri ka kryer këtë zëvëndësim për ta promovuar akoma më shumë Xhoxhin në qarqet politike, pasiqë pritet të jetë një nga emrat e zgjedhur për deputetë në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë se të njëjtën procedure Rama ndoqi edhe më kryebashkiakun aktual Gledian Llatja, të cilit para se ti besonte bashkinë e emëroi për disa muaj si prefekt të qarkut Më herët Xhoxhi ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë Elbasan, krah ish kryebashkiakut Qazim Sejdini.Klevis Xhoxhi ka lindur në Elbasan, në nëntor të vitit 1978. Ka mbaruar studimet për degën Juridik. Në vitin 2010 certifikohet për pjesëmarrje të sukesshme për “International Summerschool Albania – Driving Sustainable Development Toëards the EU Challenges.”Më pas, në vitin 2011 specializohet në Master të nivelit të dytë në Shkenca Politike, profili Administrim Publik. Mesazhi qe Klevis Xhoxhi i ka drguar punonjsve te Kadastrs sot.
”E nisa diten me nje terheqje vemendje per sektorin e sportel kadastres, tani me lejoni tju jap nje lajm tjeter qe duke filluar nga neser une nuk do mbaj me pozicionin e drejtorit te kadastres pasi qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama me ka besuar postin e Prefektit te Qarkut Elbasan. Dua tju falenderoj te gjitheve perzermesisht per punen e bere bashkarisht ne gjithe keto muaj ne kadaster sfidat, veshtiresite por dhe sadisfaksionet qe kemi kaluar te gjithe bashke. Ju uroj te gjitheve pune te mbare ne vazhdim”. elbasaniflash.al