Klienti i pazakontë futet në supermarket, shikoni videon

0
156

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ittiri, në provincën e Sassarit në Itali.

Në një video e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shihet se një kalë është futur brenda një supermarketi, duke frikësuar klientët.

Mirëpo kali nuk ka bërë asnjë dëm brenda supermarketit dhe as nuk është përpjekur që të sulmojë njeri.

Ai ka bërë një xhiro të shkurtër brenda brenda supermarketit, më pas ka kaluar banakun dhe ka dalë.

Fillimisht kali iu afrua dyqanit, hyri nga hyrja me dyer automatike dhe eci nëpër korridoret e supermarketit mes rafteve, e më pas doli nga arka.

Atë kanë ardhur dhe e kanë marrë pronarët e vetë, të cilët thanë se kali u kishte ikur.