Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Manchester Cityt të dielën.
Trajneri gjerman deklaroi se trajneri i Cityt, Pep Guardiola është më i miri në botë.
“Pep është trajneri më i mirë në botë. Mendoj se të gjithë duhet të pajtohemi për këtë”, tha ai në konferencën para ndeshjes.
Lidhur me këtë, tani ka reaguar Pep Guardiola, i cili tha se nuk është trajneri më i mirë në botë.
“Unë nuk u bëra menaxher për të qenë më i miri. Une nuk jam. Faleminderit shumë, por unë nuk jam. Do të doja të thoja se jam më i miri, por nuk jam”, u shpreh Guardiola.
Manchester City është një pikë para Liverpoolit në renditjen tabelare, kur kanë mbetur edhe tetë xhiro der në përfundim të sezonit.