Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli duhet të presë për ta kuptuar se sa serioz është lëndimi i Jordan Henderson, pasi kapiteni i Reds e lëndoi gjurin e tij gjatë ndeshjes të së mërkurës kundër Brightonit.
Jordan Henderson e kishte kaluar Liverpoolin në epërsi me rezultat 2:0 në minutën e tetë të ndeshjes në Amex Stadium, mirëpo ai u përplas me Yves Bissouma në fund të pjesës së dytë dhe u desh të zëvendësohet nga James Milner, transmeton Gazeta Express.
Mediumet britanike raportuar se Henderson kishte shkuar për një skanim menjëherë për ta kuptuar se sa serioz ishte lëndimi i tij, gjë të cilën trajneri Klopp nuk e dinte ende në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Nuk e di çfarë ka saktësisht, por duket se e ka lënduar gjurin. Do ta shohim. Ne duhet të bëjmë disa skanime, por e dimë që nuk është asgjë dhe edhe vetëm kjo është mjaft”, ka thënë Klopp.
Kur u pyet nëse Henderson kishte dalë nga stadiumi me ndihmën e patericave, Klopp tha: “Nuk e di, jam marrë me media që nga përfundimi i ndeshjes, kështu s’kam asnjë ide se si u largua ai nga zhveshtorja”. /Gazeta Express/