Klopp: Unë trajneri i vetëm që nxjerr Liverpoolin nga kriza, edhe drejtuesit mendojnë kështu

0
177

Liverpool nuk po kalon një moment të mirë ndeshjet e fundit dhe të shumta kanë qenë zërat për largimin e Jurgen Klopp. Megjithatë, gjermani beson se nuk ka asnjë trajner tjetër se mund t’i nxjerri “The Reds” nga momenti i vështirë dhe të njëjtin mendim kanë edhe drejtuesit e klubit.

“Nga pikëpamja e futbollit, ne po përpiqemi të përshtatemi me situatën ku ndodhemi. Padyshim që nuk po ia dalim shumë mirë, pasi do të kishim rezultatet më të mira. Kjo është kritika me të cilën po përballemi. Ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, përveçse të japim më të mirën në fushë.

Nëse është dikush thotë se ka një tjetër trajner se mund të bëjë më mirë se unë, atëherë bordi i drejtuesve duhet të marrë një vendim. Por, unë nuk mendoj se është kështu. Jo se nuk ka ndonjë trajner më të mirë se unë, por drejtuesit nuk e kanë këtë mendim, të paktën askush nuk më ka thënë”, përfundon Klopp. /abcnews.al