Skuadra e Cadiz që militon në Segunda Divizion mezi po pret rikthimin në La Liga. Ekipi spanjoll ka 15 vjet që nuk ka arritur të jetë pjesë e elitës së futbollit spanjoll dhe me shumë mundësi ky mund të jetë sezoni që ekipi i Cadiz të jetë pjesë e La Ligas.
Tifozët e Cadizit kanë shkelur rregullat e distancimit social duke u mbledhur të shumtë në numër dhe pa asnjë lloj distance sigurie në numër në rrugët para stadiumit.
Cadizit i mjaftonte vetëm një pikë në ndeshjen e djeshme në shtëpi kundër Fuenlabradës për të siguruar matematikisht ngjitjen një kategori më sipër, por skuadra e trajnerit Alvaro Cervera nuk e arriti dot diçka të tillë. Madje vendasit ditën e djeshme kishin dhe mbështetjen e tifozëve, të cilët ishin të shumtë në numër para stadiumit ‘’Ramon de Carranza’’.Ata ishin mbledhur për të festuar rikthimin në La Liga, por festa u shty për në ndeshjen e radhës.
E.Ç (Dosja.al)