“Kodi i ri Penal ka nevojë për ndryshime”, Dumani: Nuk jemi të përfshirë në hartimin e draftit

0
2

Edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është i mendimit se drafti i prezantuar për Kodin e ri Penal ka nevojë për ndryshime. Në një takim informal me gazetarët Dumani u shpreh se drafti ende nuk i është dorëzuar zyrtarisht për shqyrtim, duke theksuar se nuk ka marrë pjesë në hartimin e tij.

“Po, unë e kam ndjekur diskutimin që është bërë për këtë temë, me të drejtë pasi pas kushtetusës, vjen kodi penal praa është shumë e rëndësishme. Ne vet, nuk kemi qenë pjesë sepse sjemi njoftuar, por une vet kam mendimin se do duhej të nisnim fillimisjt me pyetjen, a na duhet te ndryshojmë kodin penal?”

Unë mendoj se kodi ka nevojë për disa rishikime, përshembull sa i takon dënimeve për lëndët narkotike ne smund të kemi të njëjtin dënim edhe për një person që është kapur me kokainë, edhe për një që është kapur me kanabis apo nje tjetër me drogra sintetike./abcnews.al’