Kofshë gjeli me mandarina të karamelizuara; Receta e shijshme për ditët e festave

0
284

PËRBËRËSIT: 1.1 kg mish gjeli 3 lugë gjelle vaj ulliri 1 qepujkë e prerë hollë 4 thelpinj hudhre të shtypura 2 thelpinj hudhre të plotë 100 g thërrime buke 1 lugë gjelle fara kopre, të pjekura dhe të shtypura lëkura e ½ limoni 60 g erëza të freskëta 18 feta pançetë

PËRBËRËSIT PËR KARAMELIZIMIN E MANDARINAVE: 20 g gjalpë 2 lugë gjelle sheqer kaf 4 mandarina të vogla, të ndara në gjysmë 1 lugë gjelle uthull balsamike

PËRGATITJA: Në nxehtësi mesatare ngrohim 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim qepujkat për 2 minuta. Shtojmë aty hudhrat dhe i lëmë të skuqen edhe për 1 minutë. Pasi ta heqim nga zjarri, e përziejmë me thërrimet e bukës, farat e koprës, lëkurën e limonit, erëzat e freskëta të prera, dhe e lëmë të ftohet. Më pas, ngrohim furrën në temperaturën 190 gradë. Rrahim filetën derisa të arrijë 1 cm trashësi, hedhim mbushjen mbi të, e mbledhim role dhe e mbulojmë të gjithën me pançetat. E lidhim mishin me spango kuzhine, e vendosim në një tavë, e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim për 45 minuta në temperaturën 160 gradë. Pas kësaj kohe, heqim letrën e aluminit, vendosim hudhrat e plota rreth mishit dhe e spërkasim me erëzat e tjera. Pastaj spërkasim vajin e mbetur dhe piper e vazhdojmë pjekjen, pa e mbuluar mishin, për 30 minuta, derisa pançeta të jetë thekërruar dhe mishi të zbutet. Pasi të ketë përfunduar, e vendosim në pjatën ku do ta shërbejmë dhe i heqim spangon. Për të karamelizuar mandarinat, si fillim shkrijmë gjalpin dhe sheqerin në një tigan, në nxehtësi të ulët. Shtojmë aty mandarinat të prera në feta dhe i lëmë të gatuhen për rreth 4-5 minuta. Shtojmë uthullën dhe rrisim nxehtësinë, që t’i gatuajmë edhe për 3 minuta, derisa të karamelizohen mirë. Në fund, i vendosim te roleja dhe e shërbejmë.

living