Në takimin me furnizuesit e karburantit Rama u kërkoi “të sakrifikojnë” fitimin edhe për një sens patriotik.
Nuk do të administrojmë bashkë me ju që të imponojmë çmime arbitrarisht por do të bëjmë transparencën e çmimit në mënyrë të përditshme se çdo qindarkë është aty jo për arsye të fitimit por vazhdimit normal të punës.
Dua ta bëjmë me një sens patriotik, O sot o kurrë. Askush nga ju nuk rrezikon të mbetet pa bukë apo të humbasë gjithçka ka fituar por për të gjithë keni detyrimin për një muaj dy, 3.
Pasi nëse zgjat përtej 3 është situatë totalisht tjetër. Për këtë periudhë kohe duhet ta ndani mendjën që do të rezistoni dhe nuk do te fitoni. Nëse zgjat përtej 3 muajve është histori tjetër. Eshte mundësi e artë të shpëlaheni nga mëkatet dhe pastaj të vijoni të fitoni kur gjërat të normalizohen.” U tha Rama.
Gjithashtu furnizuesit duhet të kenë të garantuar rezervën faktike të barabartë me 90 ditë.