Dy të rinj janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim në kryeqytet, pasi janë kapur me lëndë narkotike, armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 21 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 24 vjeç, dhe F. H., 38 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin e parkuar, ku po qëndronin 3 shtetasit, u gjet një sasi Cannabisi që posedohej me qëllim shitjen. Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 mjete prerëse (thika) dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli.