Kokainë “me tre yje”, të arrestuarit dalin para gjykatës

0
522

Gjykata e Tiranës këtë të shtunë do të japë vendimin për tre të rinjtë që u arrestuan dy ditë më parë në Tiranë pasi u kapën me mbi 1 kilogram kokainë ku sipër ishin vizatuar tre yje.

Të arrestuarin në lidhje me këtë janë shtetasit Andrea Dema 24 vjeç, Robert Domi 30 vjeç dhe Genis Mustafa 27 vjeç

Këtë ta rinj në bashkëpunim me njëri tjetrin siguronin dhe shisnin drogë në disa zona të kryeqytetit. Sipas informacioneve droga sigurohej në Shijak nga Andrea Dema 24 vjeç dhe Robert Domi 30 vjeç të cilët më pas e sillnin në Tiranë dhe ja jepnin për shpërndarje Genis Mustafës 27 vjeç

Në cilësinë e provës material është sekuestruar 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë./abcnews.al