Kombëtarja fiton dy vende në FIFA/ Renditjen botërore e kryeson Argjentina

0
20

Kemi luajtur edhe më parë. Gjithsesi, Shqipëri-Kosovë, apo Kosovë-Shqipëri ka qenë gjithmonë një miqësore, ndërsa këtë herë mund të jetë zyrtare.

Ekziston mundësia që kuqezinjtë dhe “dardanët” të shortohen në të njëjtin grup eliminator të Kupës së ardhshme të Botës, dhe kjo përcaktohet nga renditja e re e FIFA-s.

Në klasifikimin, që u publikua këtë të enjte, Shqipëria fitoi dy pozicione dhe është tani e 65-ta në rruzull.

Kjo është shumë larg nga rekordi I arritur me De Biazin, në vendin e 22-të, dhe na vendos në Vazon 3 të eliminatoreve të Botërorit.

Kosova nga ana e saj fitoi tre vende në klasifikimin botëror, dhe tani është në pozicionin e 101-të.

Kjo do të thotë se “dardanët” do të jenë në Vazon 4.

Të dyja skuadrat përfaqësuese kryesisht të shqiptarëve do t’i ruajnë vendet në vazot për eliminatoret e Botërorit, sepse është e pamundur që të fitojnë apo të humbasin aq shumë pozicione kur të dalë renditja e re e muajit nëntor.

Shorti I Botërorit hidhet në 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës, dhe do të jetë I lirë për të dyja skuadrat, pasi Kosova nuk mund të luajë vetëm ndaj Serbisë.

Renditjen e FIFA-s, ndërkaq, e kryeson Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Spanja./abcnews.al