Kombëtarja merr lajmin e mirë, ja kur pritet të rikthehet në fushë Armando Broja

0
1

Viti 2025 nisi me ankth për Kombëtaren shqiptare, kur Armando Broja pësoi një dëmtim në minutat e para në sfidën Bournemouth-Everton.

Gjithsesi duket se nuk ka asgjë serioze dhe për t’u shqetësuar rreth sulmuesit të Shqipërisë, i cili nga testet e fundit mjekësore, rezultoi se do të mungojë vetëm një javë.

Kështu, Broja do të mungojë vetëm një sfidë, atë të FA Cup kundër Peterborough, teksa do të jetë i gatshëm për takimin me Aston Villan në Premier League pas dy javësh.

Kjo do të thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për Sylvinhon, i cili pret ta ketë të gatshëm yllin e sulmit përballë sfidave me Anglinë në 21 mars në “Wembley” dhe atë me Andorrën tre ditë më vonë në Tiranë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”.

 

Top Channel