Një 15-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u godit me thikë gjatë një konflikti mes adoleshentëve, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr. 14/1 në Durrës.
Sipas burimeve, sherri nisi pas një komenti në rrjetet sociale.
Të dy nxënësit kanë shkuar pas mësimit në një takim “sqarimi”, ku ishin të shoqëruar nga disa shokë.
Përplasja degjeneroi në përdorim të mjeteve të forta dhe thikash, duke plagosur rëndë 15-vjeçarin.
Policia e Durrësit identifikoi shpejt autorin e dyshuar, 14-vjeçarin M. K., të cilin e arrestoi në flagrancë, ndërsa sekuestroi edhe mjetin prerës.
Materialet iu dorëzuan Prokurorisë së Durrësit, ndërsa i plagosuri po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.


