Komisioni TIMS pranon kërkesën e Ardit Muços, ish-zyrtari i policisë do dëshmojë me dyer të mbyllura

0
58

Ardit Muço, ish-përgjegjësi i IT-së në Policinë e Shtetit do të dëshmojë me dyer të mbyllura. Kërkesa e tij u bë gjatë ditës së sotme, dhe me votat pro të socialistëve, Muço, do u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit TIMS, pa praninë e mediave.

“Mbrojtja e të drejtave të mia për respejtimin e jetës private, për garnatimin e sigurisë time fizike, si dhe për shkak të informacioneve të klasifikuara,” ka deklaruar ai.

Ky vendimi u mor pavarësisht kundërshtisisë  së anëtarëve demokratë, ndërsa kryetari i i Komisionit të Sigurisë Ervin Salianji kërkoi që të ishte më dyer të hapura.

“Duhet ta marrim në konsideratë edhe pse unë mendoj se të gjitha dëshmitë duhet të jenë më dyer të hapura. Sepse nuk ka ndonjë sekret shtetëror. Pretendimi është që nuk ka dalë asnjëherë në publik.PS dhe mazhoranca e ka ves ti bëj natën dhe në errësirë siç u bë ndërhyrja në TIMS. Ne po themi të ndezin dritat, çfarë frike keni ju”, tha Salianji në mbledhje.

Ndërsa sipas nënkryetarit të komisionit Toni Gogu, nuk duhet të humbet kohë me debate të kota, por të merren në pyetje dëshmitarët.

“Më duhet të përsëris veten se sa më shumë kohë harxhojmë me veten, aq më shumë kohë i marrim është e panevojshme që ky komision të krijojë një tragjikomedi. Neve nuk na ka ngarkuar njeri që të sekretojmë informacionet. Tragjike është kur shkelet ligji në emër të zbatimit të ligjit. Komikja është të bësh të çuditurin. Ju e mendoni shtetin që prokurorin e dhe OPGJ t’i shikoni çdo natë në televizor. Ju keni tallavanë e qytetarit dixhital. Të mos bëjmë Lizën në botën e çudirave. Meraku ynë është si të zbatohet ky ligj dhe të kuptojmë si është shkelur e duhet përmirësuar“, deklaroi Gogu.

Po ashtu Komisioni Hetimor i TIMS miratoi edhe listën e dëshmitarëve që do të thirren në seancën e radhës që do të mbahet në 26 qershor në orën 11;00.

Vlora Hyseni, Shefja e Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH)

Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit

Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,

Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale

Sajmir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin