Komiteti i Ekspertëve vendos: Dozë e tretë anti-Covid për personat mbi 60-vjeç dhe vaksinim të fëmijëve

0
170

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot që personat mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës jo më herët se 6 jmuaj pasi kanë bërë dozën e dytë, duke filluar nga data 1 nëntor.

Fëmijët mbi 16-vjeç gjithashtu do të ftohen për vaksinim, po kështu fëmijët 12-15 vjeç që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit.

Nga ana tjetër do të vazhdojë të mbetet prioritet mbulimi popullsisë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës për ata që nuk e kanë bërë.

Ndërkohë masat kufizuese mbeten ato që kanë qenë në fuqi deri tani.

Rakacolli: Megjithë një përkeqësim  të lehtë të shifrave niveli i masave shtrënguese mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen për zbatimin me rigorozitet të tyre.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë nënvizoi rëndësinë e vaksinimit.

Rakacolli: Që të mos përjetojmë atë nivel infeksioni që përjetuam dimrin e kaluar duhet të respektojmë të gjitha vendimet që ekspertët tanë të Komitetit i marrin me shumë përgjegjësi.

Drejtorja e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, foli për përkeqësim të lehtë të treguesve.

Tomini: Situata globale është përkeqësuar ndjeshëm  sa i përket infektimeve dhe fataliteteteve.Në Shqipëri ka një rritje të rasteve aktive. Numri i bashkive është rritur dhe ka shkuar në 48. Mesatarja e rasteve ditore të shtruara është 156 në harkun dyjavor. Mesatarja e rasteve të rënda është 20.Numri i fataliteteve ëhstë 1.6%. Vijon vaksinimi, me një dozë 991.371, me dy doza 868.964. Studentëve u bëjmë thirrje të vaksinohen . Me rëndësi është mbajtja dhe respektimi i masave, mbajtja e maskës në ambjente të mbyllura dhe informimi nga burime zyrtare.

Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP, Silva Bino, nga ana tjetër evidentoi faktin se Gjirokastra, është bashkia kampion në imunizimin e popullsisë përmes përmes vaksinës.

Bino: Vaksinimi vazhdon. Kanë ardhur mbi 2 milin e 200 mijë vaksina. Mbulesa vaksinale për grupin mbi 18 vjeç është 44% dhe 38% në rang kombëtar vetëm me një dozë. Vihet re rritje e përdorimit të vaksinës Pfizer që po i afrohet Coronavax. Javët e fundit ka rritje të grupmoshës nga 18-25 dhe 25-35 vjeç pavarësisht se mbulesa mbetet e ulët. Apelojmë studentët dhe të rinjtë të vaksinohen, vaksina është e sigurt për ta. Krijon imunitet dhe parandalon në një farë mënyrë dhe transmetueshmërinë. Covidi nuk ka besë. Covidi dëmton, vaksina nuk dëmton. Bashkitë që kanë mbulesë të lartë vaksinale është Gjirokastra, 78% me një dozë, dhe 71% me dy doza. Po arrin të gjitha nivelet europiane. Bashkia e Tepelenës, ka ecur mjaft mirë kohët e fundit Puka.