Ditën e sotme ka nisur publikimin në Netflix sezoni i pestë i Money Heist, i njohur gjithashtu si La Casa De Papel.
Me këtë rast, kompania indiane për zhvillimin e aplikacioneve të telefonave “Verve Logic” ka vendosur t’ia jap punonjësve pushim.
3 shtatori nuk është ndonjë festë e veçantë, por kompania e ka quajtur këtë ditë pushimi, “Netflix dhe argëtim”.
Ndërkohë, tashmë në Netflix janë publikuar pesë episodet e parë të serive dhe pritet që të publikohen edhe pesë të tjerë në vazhdim.