Koncert në Bruksel, fushata e BE për mbledhje fondesh, performancë nga Shakira, Coldplay e M. Cyrus

0
319

Udhëheqësit globalë po bashkojnë forcat me një grup ndërkombëtar artistësh – përfshirë Shakira, Coldplay dhe Miley Cyrus – për një koncert më 27 qershor që synon të mbledhë para në luftën ndaj COVID-19. Nisma udhëhiqet nga presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen dhe shënon përfundimin e fushatës të nisur nga BE për të financuar kërkime për një vaksinë anticovid dhe për të ndihmuar në rindërtimin e komuniteteve të prekura nga pandemia.

Fushata për vaksinën antikoronavirus, e nisur nga Komisioni i BE-së më 28 maj, do të përfundojë me një mbledhje fondesh dhe një koncert më 27 qershor. Presidentja Ursula von der Leyen tha se ngjarja artistike do tëj etë “një moment i rrallë i bashkimit global”, duke shtuar se “artistët kanë fuqi në për tëf rymëzuar ndryshimin”.

“BE është plotësisht e përkushtuar të sigurojë qasje të drejtë në një vaksinë të përballueshme, sa më shpejt të jetë e mundur, për të gjithë ata që kanë nevojë për të. Të bashkuar, unë e di se ne mund ta bëjmë botën një vend më të sigurt”, – tha ajo.

Ndëra artistët më të njohur që do të interpretojnë në transmetimin direkt nga televizionet më të mëdhenjtë botës do të jetë Shakira, Coldplay, Usher, Jennifer Hudson, Miley Cyrus dhe Justin Bieber.

Bashkë me ta edhe aktorët Hugh Jackman, Kerry Washington, Charlize Theron, David Beckham, Salma Hayek Pinault, Billy Porter etj. Ndërsa ora e saktë e eventit prite të konfirmohet në ditët në vijim.

Koncerti do të paraprihet nga një samit i premtimeve globale të organizuar nga Ursula von der Leyen i cili do të fillojë në 15.00 me orën europiane.

Nisma e udhëhequr nga BE “Coronavirus Global Response”, tashmë ka arritur të mbledhë gati 10 miliardë euro për të financuar kërkime për një vaksinë anticovid dhe për të ndihmuar në rindërtimin e komuniteteve të prekura nga pandemia.

ora news